Llorente edhe zyrtarisht lojtar i Juventusit
Torino, 24 janar - Tashmë është zyrtare, sulmuesi spanjoll Fernando Llorente është lojtar i Juventusit. Ishte vetë skuadra italiane ajo që zyrtarizoi gjithçka në faqen e saj.
E ardhmja e sulmuesit Llorente kishte qenë e paqartë për muaj me radhë, ndërkohë që mbeten edhe pak muaj nga kontrata e tij me klubin e Athletic Bilbao.
Më i fituari në këtë sagë është padyshim Juventus, i cili do ta marrë sulmuesin e përfaqësueses spanjolle me parametra zero në fund të këtij sezoni.
Më 1 korrik kontrata e Llorentes me klubin bask skadon dhe spanjolli nuk dëshiron të rinovojë.
Kjo do të thotë se skuadra kampione e Italisë nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ta patuar në radhët e saj Llorenten.
E ardhmja e sulmuesit Ferndano Llorente është bardh e zi, shkruante deklarata e Juventusit në faqen zyrtare të klubit. Sulmuesit të përfaqësueses spanjolle i skadon kontrata në korrik dhe ai është i gatshëm të firmosë me Juventusin një kontratë katër vjeçare. Deri në fundin e këtij sezoni, sulmuesi do të luajë për Athletic Bilbao.