Ljungberg ka refuzuar oferta nga Anglia
Londër, 15 shkurt - Agjenti i Freddie Ljungberg ka thënë se klienti i tij ka refuzuar oferta nga Anglia gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ish-lojtari i Arsenalit është duke menduar për tu transferuar te ndonjë skuadër, pasi sapo i ka dhënë fund qëndrimit te ekipi japonez, Shimizu S-Pulse.
Walid Bouzid, përfaqësuesi i Ljungberg, ka thënë se një rikthim në Evropë është i mundur, ndërsa ka shtuar se në muajin e kaluar ai ka refuzuar oferta nga klubet e Ligës Premier.
Nuk ishin vetëm klubet angleze. Klubet franceze dhe skandinave kanë treguar po ashtu interesim, ka thënë agjenti.