Liverpooli mund ta shesë Suarezin

Liverpool, 14 tetor - Liverpooli është duke u përgatitur për ta shitur sulmuesin Luis Suarez në afatin kalimtar të janarit.
Sunday Mirror shkruan se 26 vjeçari u ka thënë miqve se ai mbetet i vendosur për tu larguar nga Liverpooli për tiu bashkuar një klubi që lufton për trofe të mëdha.
Suarez dëshiron të kalojë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe që është gjigant evropian, e atij i ndihmon fakti që është në dispozicion që të luajë në garat evropiane.
Arsenali pritet të dërojë një ofertë që pritet të kalojë shumën prej 50 milionë funtesh, teksa mersohët se Suarez do të refuzojë një kalim në Emirates në rast se Real Madridi bën ofertë për ta transferuar atë.
Liverpooli është i interesuar që ta largojë nga skuadra sulmuesin kontravers, i cili i ka bërë shumë dëm imazhit të klubit në vitet e fundit.
Po ashtu, zyrtarë nga Anfield janë të kënaqur me startin dhe nuk duan ta shpërqëndrojnë ekipin nga ndonjë sjellje tjetër negative që mund të vijë gjatë sezonit.
Skuadra eRoxhers shumë shpoetë mund të humbasë një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Dyshja e ëndrrave Starrixh-Suare shumë shpejtë do të shuhet.