Liverpooli kërkon Granit Xhakën
Liverpool, 28 shkurt - Liverpooli është duke kërkuar që të sigurojë shërbimet e superyllit të Baselit, Granit Xhakës.
Sipas disa të rejave të fundit, skuadra e drejtuar nga Kenny Dalglish është gati të bëjë një ofertë për 19-vjeçarin e Bazelit.
Pas largimit të Xherdan Shaqirit drejt Bayernit të Munichut, pritet që edhe Xhaka të marrë një hap të njëjtë, mirëpo në një klub tjetër. Trajneri i Baselit, Haiko Fogel, ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e Granit Xhakës këtë sezon.
Trajneri i ri i zviceranëve, i cili në fillim të sezonit e zëvendësoi Thorsten Finkun, e ka vlerësuar lart kontributin që po jep 19-vjeçari për ekipin, sidomos në ndeshjet ndërkombëtare.
Pasi shkëlqeu kundër Unitedit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Granit Xhaka ishte njëri prej lojtarëve më të mirë edhe në takimin me Bayernin e Munichut në ndeshjen e parë të fazës së një të tetave në Champions League.