Liverpooli gati 12 milionë për Fernandon
Liverpool, 16 dhjetor - Liverpooli tani është i gatshëm të bëj një ofertë gjatë Janarit në drejtim të klubit portugez, Portos për mesfushorin, Fernando.
24 vjeçari si duket ka një ardhme të ndritshme pasi për të në garë janë disa top klube Europiane.
Liverpooli ka shfaqur interes më lojtarin edhe më herët ndërsa tani mësohet se Redsat janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 12 milionë euro në drejtim të tij.