Liverpooli edhe zyrtarisht në shitje
Londër, 17 prill - Dy pronarët e Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett, kanë konfirmuar se klubi anglez është në shitje.
Të kishim nën pronë Klubin Liverpool gjatë tre viteve të kaluara ka qenë një përvojë që është shpërblyer dhe ngazëlluese për ne dhe familjet tona.
Pasi kemi zhvilluar klubin deri tash, kemi vendosur së bashku të shikojmë ta shesim atë për pronarë të përkushtuar për ta rritur dhe zhvilluar, thuhet në deklaratën e dy pronarëve.
Hicks dhe Gillet kanë vendosur ta caktojnë njëshin e British Airways, Martin Broughton, si drejtor që do të menaxhojë shitjen.