Liverpooli do ta shesë Aquilanin
Londër, 11 gusht - Liverpooli po përgatitet që të divorcohet nga mesfushori Alberto Aquilani, pas vetëm një sezoni të kaluar në Anfield, njoftojnë The Mirror dhe LaRoma24.it.
Italiani u transferua në Angli vitin e kaluar për 20 milionë euro nga Roma, por kaloi gjysmën e sezonit duke vuajtur nga lëndimet dhe duke e treguar talentin e tij vetëm në pjesën e fundit të sezonit.
The Reds mund ta shesin 26 vjeçarin për gjysmën e çmimit që kanë paguar për të, në mënyrë që të fitojnë para për të bërë ofertë për yllin belg Steven Defour.
Deri tani, Liverpooli ka aritur që të mbajë disa nga lojtarët kryesorë përkundër moskualifikimit në Ligën e Kampionëve edhe pse bosi i The Reds, Roy Hodgson, ka pranuar se Javier Mascherano është kandidat kryesor për tu larguar.