Liverpool në sulm për Tello e Sahin
Londër, 14 gusht - Pasi ka shpenzuar 25 milionë sterlina për Fabio Borinin dhe Joe Allen, Brendan Rodgers kërkon të bëjë goditjen e tretë në merkato me Cristian Tello.
Tekniku anglez i Liverpool kërkon të përfitojë nga situata jo shumë e favorshme te Barcelona për Tellon i cili nuk po gjen një vend si titullar duke parë konkurrencën e madhe e mbi të gjitha tani që është rikuperuar edhe David Villa i ka mundësitë shumë të pakta.
Sulmuesi 21-vjeçar pritet të vendosë këto ditë për të ardhmen e tij pasi ndiqet nga shumë ekipe të tjera si Malaga, Arsenali, Ajax e Benfica dhe është në vitin e fundit të kontratës.
Liverpool mund ti ofrojë një kontratë afatgjatë e me garanci për të luajtur ndërsa sulmuesi nuk është objektivi i vetëm i \"The Reds\" sepse Rodgers mund të përfitojë nga miqësia me Jose Mourinhon për të sjellë në \"Anfield Road\" turkun e Real Madrid, Nuri Sahin.