Liverpool i interesuar të transferojë Sneijderin
Liverpool, 17 janar - Liverpooli e ka marrë seriozisht punën për ta transferuar mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.
Edhe pse Nerazzurrët janë marrë vesh me Galatasarayn, duket se futbollisti holandez e preferon më shumë Premierligën.
“Disa takime janë paraparë në orët në vazhdim. Ekziston një interesim serioz i Liverpoolit dhe Wesleyt do t’i pëlqente t’i bashkohet këtij ekipi”, ka thënë një burim i uebfaqes goal.com.
“Ky është një vendim i rëndësishëm në karrierën e tij, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë personal”, ka vazhduar burimi.
Shumë shpejt pritet të dihet e ardhmja e ish futbollistit të Ajaxit dhe Real Madridit.