Liverpool dhe Arsenal, pas Kalou

Londër, 10 tetor - Arsenal dhe Liverpool janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Salomon Kalou, gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe vështirë se do të vazhdojë qëndrimin në klub.
Kjo detyron Chelsean të konsiderojë ofertat për të ose të rrezikojë largimin e tij pa kompensim në fund të këtij sezoni.
Arsenali edhe më herët kishte shprehur interesim për Kaloun, por ai duket se i ka rënë në sy edhe menaxherit të Liverpoolit, Kenny Dalglish.