Liverpool, dëmtohet Gerrard
Liverpool, 19 nëntor - Kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, do të qëndrojë një muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Gerrard u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme miqësore që Anglia luajti ndaj Francës.
Mjeku i Liverpool, Peter Brukner, tha: Steven u dëmtua dje dhe vizitat e para tregojnë që nuk është një dëmtim i vogël. Mund të qëndrojë pa luajtur për 3 ose 4 javë.
Gerrard parashikohej të luante vetëm një orë ndaj Francës, por në fakt qëndroi në fushë gati 90 minuta.
Dje pati disa rrethana të cilat bënë që Gerrard të luante më shumë se sa do të donim ne (stafi i Liverpool) dhe kjo na zhgënjeu paksa. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Tani duhet të punojmë që Gerrard të kthehet sa më shpejt në fushat e lojës, theksoi Brukner.