Lista provizore e Holandës
Amsterdam, 12 maj - Ruud Van Nistelrooy në mënyrë befasuese nuk është përfshirë në listën provizore të 30 futbollistëve të zgjedhur nga përzgjedhësi holandez, Bert Van Marwijk.
Sulmuesi me përvojë i Hamburgut ka kaluar një sezon fantastik në fanellën e ekipit gjerman, por nuk u ftua nga përzgjedhësi holandez, përkundër faktit se ai e kishte deklaruar veten të pensionuar nga kombëtarja edhe pse kishte pohuar se do të rikthehej nëse do ti jepej mundësia.
Emrat më befasues në këtë listë janë mbrojtësi i Ajaxit, Vurnon Anita dhe sulmuesi i AZ Alkmar, Jeremian Lens. Të dy këta pritet të bëjnë debutimin, ndërsa as mesfushorët Wout Brama dhe Otman Bakal nuk janë dhe aq futbollistë me përvojë.
Lista provizore e Holandës:
Portierët
Maarten Stekelenburg
Ajax
Michel Vorm
Utrecht
Sander Boschker
Twente
Mbrojtësit
David Mendes da Silva
AZ
Gregory van der Wiel
Ajax
Khalid Boulahrouz
Stuttgart
John Heitinga
Everton
Ron Vlaar
Feyenoord
Joris Mathijsen
Hamburger SV
Giovanni van Bronckhorst
Feyenoord
Edson Braafheid
Bayern Munich
Vurnon Anita
Ajax
Andre Ooijer
PSV
Mesfushorët
Demy de Zeeuw
Ajax
Orlando Engelaar
PSV
Wesley Sneijder
Inter
Rafael van der Vaart
Real Madrid
Ibrahim Afellay
PSV
Mark van Bommel
Bayern Munich
Otman Bakkal
PSV
Wout Brama
Twente
Nigel de Jong
Manchester City
Stijn Schaars
AZ
Sulmuesit
Jeremain Lens
AZ
Arjen Robben
Bayern Munich
Dirk Kuyt
Liverpool
Klaas-Jan Huntelaar
Milan
Robin van Persie
Arsenal
Ryan Babel
Liverpool
Eljero Elia
Hamburger SV