Liridona Rexhaj dhe Ilir Shabanaj fitojnë trofeun e Lidhjes së Prizrenit
Prizren, 9 qershor - Sot në Palestrën Sezai Surroi në Prizren, u zhvillua turneu tradicional “Lidhja e Prizrenit. Morën pjesë mbi 90 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria.
Garat u zhvilluan në fazën e grupeve në 16 grupe nga 3 e 4 lojtarë, ku fituesit e grupeve u renditën në fazën e dytë të skeletit kryesor ku ishin duke pritur 32 lojtarët më të mire të Kosovës.
Në konkurrencën e femrave dominuan lojtaret nga Shqipëria, përkatësisht nga Durrësi. Në gjysmëfinalen e pare u takuan Samanta Agolli dhe Gabriela Danglli, e fitorja ia takoi Agollit me rezultatin e ngushtë 3:2 në seta. N gjysmëfinalen e dytë, Liridona Rexha e Durrësit e mundi Iliriana Halitin me 3:0 në seta. Në finale, Rexhaj, nuk lejoi befasi dhe me meritë e fitoi trofeun e Prizrenit.
Te djemtë, me gjithë mungesën e 4 të parëve nga Ranglista, nuk mungoi cilësia dhe rivaliteti. Përveç lojtarëve nga Kosova cilësisë I kontribuan edhe dyshja nga Shqipëria Ilir Shabanaj dhe Sadush Tosuni.
Mungesën e konkurrentëve kryesorë e shfrytëzuan më së miri Blendi Hajdari dhe Berkan Bajmak që u renditën në gjysmëfinale. Blendi u mund nga Baton Çitaku me 3:0 në seta, kurse Bajmak me rezultati ne njëjt u mund nga Ilir Shabanaj.
Finalja doli të jetë shumë e bukur dhe cilësore ndërmjet dy lojtarëve mëngjarash, Shabanajt nga Berati dhe Çitakut nga Prishtina. Batoni ishte në epërsi me 2:1 në seta dhe dukej se do ta fitojë finale, megjithatë Iliri së pari e barazoi rezultatin në 2:2 dhe në saje të përvojës së tij arriti të triumfojë me rezultatin përfundimtar 3:2 në seta.
RENDITJA
1. LIRIDONA REXHAJ
2. SAMANTA AGOLLI
3. GABRIELLA DANGLLI
3. ILIRIANA HALITI
1. ILIR SHABANAJ
2. BATON ÇITAKU
3. BLEND HAJDARI
3. BERKAN BAJMAK