08 Janar 2025

Lippi dëshiron të jetë pjesë e Kampionatin Botëror 2014

Romë, 2 shkurt - Trajneri italian, Marcello Lippi, është shprehur i interesuar që të drejtojë një përfaqësuese në Kampionatin Botëror të futbollit që do të mbahet në vitin 2014 në Brazil.

63-vjeçari është pa punë që kur u largua nga përfaqësuesja e Italisë pas KB 2010 në Afrikën e Jugut, ku Azzurët nuk e kaluan as fazën grupore.

Lippi, i cili mes tjerash ka të fituar Kampionatin Botëror (në vitin 2006 me Italinë) dhe Ligën e Kampionëve (në vitin 1996 me Juventusin), ka deklaruar se nuk është i interesuar që të angazhohet te ndonjë klub, porse do t’i pëlqente që ta drejtojë ndonjë kombëtare.

“Nuk planifikoj të drejtoj ndonjë klub. Nëse vjen ndonjë ofertë nga një ekip i mirë kombëtar, nga cilado anë e botës, do ta pranoja”.

“Do të ishte ideale që të punoja për dy vite dhe pastaj të kisha një Kampionat të mirë Botëror në Brazil”, ka deklaruar Lippi për ANSA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)