Lionel Messiu është kthyer në stërvitje
Barcelonë, 19 prill - Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer në stërvitje të enjten derisa po tenton të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që Barcelona e luan në udhëtim kundër Bayernit, të martën.
Messi në sfidën e parë çerekfinale kundër PSG-së më 2 prill ka marrë një lëndim muskulor.
Ai mungoi katër ditë më vonë në fitoren 5:0 të Barçës në La Liga kundër Mallorcas, mirëpo u detyrua të aktivizohej në 30 minutat e fundit në ndeshjen e Barçës në shtëpi kundër PSG-së.
\"Risia e madhe e stërvitjes të së enjtes ishte Leo Messi\", thuhet në një komunikatë në faqen e Barçës.