24 Dhjetor 2024

Lionel Messi fiton FIFA Topin e Artë

Paris, 11 janar - Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit të kaluar duke rrëmbyer çmimin “FIFA Topi i Artë 2010” në gala ceremoninë e mbajtur të hënën në Cyrih të Zvicrës.

Lista e ngushtë e lojtarëve konkurrues për këtë trofe ishte ajo e yjeve të Barcelonës, argjentinasit Lionel Messi dhe spanjollëve Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez.

Ashtu që trofeun më të çmueshëm personal për futbollistët, që për herë të parë e ndajnë bashkë France Football dhe FIFA, e mori Lionel Messi për performancat e tij me Barcelonën dhe me përfaqësuesen e Argjentinës.

Gjatë vitit të kaluar Messi, me Barcelonën fitoi Kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, u shpall lojtari i vitit në La Liga, ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, mori Këpucën e Artë evropiane dhe u shpall lojtari më i mirë në Argjentinë.

Trajneri aktual i Real Madridit, Jose Mourinho, u shpall trajneri i vitit, në veçanti për suksesin e arritur me skuadrën e Interit, me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve, Scudetton dhe Kupën e Italisë. Ndërsa konkurrues pati trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola dhe atë të Spanjës, Vicente del Bosque.

Formacioni më i mirë i vitit 2010:
Portier: Iker Casillas
Mbrojtës: Carles Puyol, Gerard Pique, Lucio, Maicon
Mesfushorë: Xavi, Andres Iniesta, Wesley Sneijder
Sulmues: Cristiano Ronaldo, David Villa, Lionel Messi

Futbollistja më e mirë e vitit sipas FIFA-s u zgjodh braziliania Marta, ndërsa në konkurrencë ishte edhe Fatmire Bajramaj me prejardhje nga Istogu që bart ngjyrat e Gjermanisë.

‘FIFA Puskas Award’ për golin më të bukur i takoi mesfushorit turk të Bayern Munichut, Hamit Altintop, për golin e shënuar me Turqinë kundër Kazakistanit.

Çmimi i FIFA-s për “Fair Play” i takoi përfaqësues së femrave të Haititi U-17, ndërsa trajnerja më e mirë e femrave u shpall ajo e Gjermanisë, Silvia Neid.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)