28 Dhjetor 2024

Linori dhe Vlona fitues të turneut dita e pavarsisë së Kosovës

Prishtinë, 22 shkurt - Të dielën, në Palestrën e Kolegjit Universi në Bardhosh, FPPK filloi aktivitete e saj për vitin 2016 me turneun për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Morën pjesë mbi 130 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës si dhe përfaqësues të Maqedonisë dhe Shqipërisë. U zhvilluan ndeshje interesante si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave.

Te femrat gjithçka shkoi sipas parashikimeve, në gjysmëfinalen e parë, Vlona Maloku hasi në rezistencë nga Linda Zeqiri, por pas shumë momenteve interesante dhe një loje të bukur dhe cilësore, fitore shënoi Vlona me rezultatin 3:0, në gjysmëfinalen e dytë Iliriana Haliti dhe Nehare Janjeva shfaqën lojën më të fortë të femrave, në fund triumfoi liriana Haliti me rezultatin shumë të ngushtë 3:2.

Në ndeshjen finale u takuan bashke lojtaret e Kpp Prishtina, Vlona Maloku dhe Iliriana Haliti, e që ishte hera e katërtë radhazi e këtij turneu për këto dy lojtare. Vlona Maloku, kësaj radhe ja lejoj një set Ilirianës duke fituar me 3:1, e me këtë edhe titullin e kampiones për vitin e katërt radhazi. Ajo pas ndeshjes deklaroi “jam shumë e gëzuar që arrita fitoren e katërt radhazi në turneun e pingpongut për ditën e pavarësisë”

Në konkurrenca e meshkujve pati shumë lojë interesante, e për befasi u kujdese Orhan Kurteshi që mposhti Yll Malokun. Kualitetin e lojës e ngritën lojtarët mysafirë nga Maqedonia dhe Shqipëria, posaçërisht Saso Stojanovski që në të tetën e finales u mposht nga Baton Çitaku në ndeshje shumë të ngushtë. Pastaj File Matevski që humbi nga Jeton Beqiri, e Dorian Tapia që humbi nga Linor Çitaku.

Shumë i disponuar për lojë sot ishte Ylli Prestreshi, që shfaqi lojë shumë të mirë posaçërisht në gjysmë finale ndaj Linor Çitakut,

Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Yll Prestreshit dhe Linor Çitakut. Që ishte edhe ndeshja më e bukur e ditës, të dy lojtarët dhanë maksimumin e tyre, Ylli bëri lojë shumë të mirë, në setin e pestë ai i shpëtoi 4 meq poenëve, pastaj i pati 3 meq poenë, por në fund humbi me rezultat të ngushtë 3:2, (15:13 në setin e fundit). Ajo që vlen të theksohet është gjesti sportiv i tij që u duartrokit nga të gjithë të pranishmit.

Edhe gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Baton Çitaku dhe Alban Hoxha përfundoi me rezultat të ngushtë 3:2.

Ndeshja finale ishte ballafaqimi i radhës ndërmjet dy vëllezërve, ata treguan lojë të mirë për shikuesit, por edhe kësaj radhe fitoi vëllai i madh.

Fituesit e 3 vendeve të para përveç që u shpërblyen me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa, ata u shpërblyen edhe me të holla.

RENDITJA

FEMRAT:

1.    VLONA MALOKU (Prishtina)
2.    ILIRIANA HALITI (Prishtina)
3.    LINDA ZEQIRI (Drita)
3.    NEHARE JANJEVA (Shkolla)

MESHKUJT

1.    LINOR ÇITAKU (Prishtina)
2.    BATON ÇITAKU (Prishtina)
3.    YLL PRESTRESHI (Prishtina)
4.    ALBAN HOXHA (Ahmet Hoxha)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)