26 Dhjetor 2024

Linor Çitaku dhe Linda Zeqiri fituesit e top senioret e vitit 2016 në pingpong

Prishtinë, 4 nëntor - Të shtunën dhe të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Federata e pingpongut të Kosovës organizoi turneun e fundit për këtë vite, TOP 8 dhe top 12 për senior.

Te senioret morën pjesë vetëm 7 lojtaret më të mira. Mungesën e Vlona Malokut (që mungoj për shkaqe shëndetësore) më së miri e shfrytëzoi Linda Zeqiri që pas 7 xhirosh doli më e mira pa asnjë humbje.

Linda ndeshjen më të fortë e pat kundër Iliriana Halitit në xhiron e fundit, duke i shkaktuar asaj humbjen e parë, në vendin e tretë doli Nehare Janjeva.

Seniorët patën punë më të vështirë pasi u deshën dy ditë që të takohen secili me secilin për tu bërë i njohur plasmani përfundimtar.

Së pari të shtunën u zhvilluan 6 xhirot e para, ku u takuan lojtarët e ekipeve të njëjta ndërmjet vete, pastaj të dielën u zhvilluan 5 xhirot e fundit dhe ndeshjet më të forta në bazë të cilave edhe u përcaktua edhe fituesi i këtij turneu prestigjioz.

Të gjithë dashamirët e pingpongut patën mundësi të shohin shumë poenë atraktivë e befasi e mbi të gjitha atmosferë sportive.

Të gjitha ndeshjet ishin të ‘forta’, vetëm nuancat bënin që njëri lojtar të fitonte apo tjetri të humbiste lojën, deri në ndeshjen e fundit nuk dihej se kush ku do të pozicionohej.

Ajo që më së shumti e karakterizon këtë TOP senior është se në të morën pjesë lojtarët nga 4 ekipet e para të superligës, 4 nga Prishtina, 3 nga Ahmet Hoxha, 4 nga Shkolla dhe 1 nga Lidhja e Prizrenit, e për herë të parë morën pjesë katër junior, që na bën të mendojmë se niveli i pingpongut të moshat e reja është duke përparuar.

Linor Çitaku edhe sivjet u shpall kampion i turneut më të fortë të seniorve, me vetëm një humbje të cilën ja shkaktoi Besart Domaniku që zuri vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Mentor Shabanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)