10 Janar 2025

Liga në Angli mbetet më e pasura në botë

Londër, 2 qershor - Skuadrat e Premier Leagues së Anglisë janë duke fituar para më tepër se kurrë, por ato po harxhojnë edhe më shumë në paga dhe transferime të futbollistëve.

Premier League është liga më e pasur dhe më e shikuar në botë, ku miliarda persona përcjellin yjet si Wayne Rooney e Robin van Persie.

Mirëpo ndeshjet e nivelit të lartë dhe drama në kampionatin anglez, që arriti kulmin me fitimin e titullit nga Manchester City në minutat shtesë në ndeshjen e xhiros së fundit, kanë një çmim mjaft të lartë. Sipas agjencisë “Deloitte”, Premier League mbetet liga më e pasur në Evropë.

Shifrat nga stinori 2010/11 tregojnë se të hyrat janë rritur për 12 për qind apo 2,271 miliardë funte, që është rekord apo rreth 700 milionë më tepër se rivali më i afërt, Bundesliga gjermane.

Por klubet kanë regjistruar një humbje të madhe prej 380 milionë funtesh pa përfshirë taksat. Derisa shifra totale e të hyrave si nga të drejtat televizive, sponsorët dhe biletat është rritur për 241 milionë funte, shpenzimet për paga dhe transferime janë rritur për 411 milionë funte.

Vetëm tetë nga 19 skuadrat që kanë bërë të ditura shifrat kanë regjistruar fitime. Fitimin më të madh e ka regjistruar Newcastle United, prej 33 milionë funtesh dhe kjo falë shitjes së Andy Carrollit në Liverpool për 35 milionë funte.

Manchester City ka regjistruar humbje prej 197 milionë funtesh, ku shumë e madhe është shpenzuar në transferim të lojtarëve.

Sa u përket pagave, Chelsea kryeson me 191 milionë funte, pason City me 173 milionë funte. Shifra totale e shpenzimeve të klubeve për paga është rreth 1.6 miliardë funte.

“Me gjithë rritjen e të hyrave, fitimi operacional është reduktuar për 16 milionë funte në stinorin 2010/11. Është një sfidë e madhe për të vërë nën kontroll shpenzimet nëpër klube. Kjo është edhe më e rëndësishme shkaku i rregullit financiar të UEFA-s”, ka thënë Adam Bull nga agjencia “Deloitte”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)