Lideri i Oasis nxirret nga Santiago Bernabeu
Madrid, 19 shtator - Liam Gallagher nxirret jashtë "Santiago Bernabeut". Ish-lideri i grupit të famshëm britanik Oasis, i cili është dhe një tifoz i çmendur i Manchester City, në ndeshjen Real Madrid-Manchester City vendosi në provë durimin e stafit të sigurimit të stadiumit.
Pas shënimit të golit të parë nga ekipi i Roberto Mancinit me autor Edin Dzeko, siç raporton e përditshjma spanjolle "AS", mësohet se Liam nuk e ka përmbajtur dot gëzimin e tij, duke vrapuar nëpër korridoret e stadiumit dhe duke puthur një preson nga personali i sigurimit.
Me të njëjtat emocione Liam ka përjetuar dhe golin e dytë të avantazhit nga citizen, pasi me parë madrilenet kishin barazuar rezultatin me anë të Marcelos.
Megjithatë pas golit të realizuar nga Cristiano Ronaldo i cili vulosi dhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-2 stafi i sigurimit ka vendosur të largojë nga stadium 39-vjeçarin përpara se arbirti të mbyllte ndeshjen