Lewandowski rinovon me Bajernin
Mynih, 13 dhjetor - Bayerni i Mynihut njoftoi se ka rinovuar kontratën me polakun Robert Lewandowski deri në 30 qershor të vitit 2021.
Një zgjatje 2-vjeçare e kontratës për sulmuesin, i cili përflitej gjithmonë se mund të bëhej një futbollist i Realit të Madridit.
Jam shumë i lumtur që negociatat patën rezultat pozitiv. Do të qëndroj edhe disa vite më shumë me Bajernin dhe së bashku do të përpiqemi të arrijmë objektiva ambiciozë, tha sulmuesi.
Edhe Presidenti i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, shprehu lumturinë e tij për këtë rinovim.
Jam i kënaqur që kemi siguruar për një periudhë afatgjatë shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë, tha Rummenigge.