Lewandowski pritet të largohet këtë verë nga Bayerni
Munich, 1 mars - Gjigandi gjerman Bayern Munich veçse ka rinovuar kontratat e lojtarëve kyç si Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Kingsley Coman, ku po ashtu siguroi të ardhmet e yjeve si Paul Wanner dhe Gabriel Vidovic.
Sipas raportimeve të fundit, gjigandi “Bavarez” pritet që të rinovojë kontratat Thomas Muller dhe Manuel Neuer, ndërsa kanë hasur në probleme në vazhdimin e kontratave të Serge Gnabry dhe Robert Lewandowskit, përcjell KosovaPress.
Problemi te Gnabry qëndron paga dhe minutazha jo e kënaqshme e lojës, kurse te Lewandoski problemi qëndron që kampioni gjerman ende nuk i ka hapur bisedimet.
Në anën tjetër, Lewandowski nuk do të lejojë asgjë që të ndikojë në fokusin e tij gjatë këtij sezoni, ndërsa raportohet se dëshiron që të qëndrojë në Munich, por ende nuk ka pranuar ftesë nga klubi për të filluar bisedimet për të ardhmen e tij.