Lewandowski në Bayern më 2014
Munich, 3 mars - Transferimi i Robert Lewandowski do të realizohet por jo gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas të përditshmes gjermane Bild dhe asaj franceze LEquipe, sulmuesi polak do ti bashkohet gjigantit bavarez, por vetëm si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Borussia Dortmundin në qershor të vitit 2014.
Lewandowski tashmë disa muaj është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Dortmund, derisa së fundmi është përmendur edhe si objektiv i gjigantit anglez, Manchester United.
Mirëpo, Bayern konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e tij.