Lewandowski mund të largohet
Dortmund, 26 shkurt - Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robet Lewandowski mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri i tij Cezary Kucharski.
Ylli polak ka zgjuar interesim nga Manchester United, Manchester City, Bayern Munich dhe Juventus.
Robert ka marr një vendim. Ai do të vendos kur do ta bëjë atë publik, deklaroi Kucharski për një talk-show në Poloni.
Ata që kanë përcjell karrierën e tij e vërejnë se ai kurrë nuk ka qëndruar në një klub për më shumë se dy sezone. Kurse, tani është në vitin e tretë në Dortmund. Andaj, mund të nënkuptoni se çka do të thotë kjo, u shpreh ai.