24 Dhjetor 2024

"Lëvizim për Shëndet" promovon stilin e shëndetshëm të jetesës

Prishtinë, 17 shtator - Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” (ShBA Prishtina) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK) organizojnë ecjen me moton "Lëvizim për Shëndet".

Ecja fillon sot nga ora 07:30 prej Qendrës Rekreative në parkun “Gërmia” deri në “Pyllin e Arinjve” tek liqeni i Badovcit.

Qëllimi i ecjës është promovimi i stilit të shëndetshëm të jetesës nëpërmjet aktivitetit fizik.

Kjo ngjarje shënon fillimin e fushatës “Lëvizim për shëndet”, që synon ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e aktivitetit fizik për të gjithë, duke përfshirë fëmijët, të rinjtë, të moshuarit, familjet dhe mjedisin e punës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)