Leverkusen të bëjë gjithçka për Ballack
Leverkusen, 17 qershor - Bayer Leverkusen është e vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar nënshkrimin e mesfushorit gjerman, Michael Ballack.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, refuzoi tia vazhdonte kontratën 33-vjeçarit, i cili mbeti transfer i lirë, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra, duke përfshirë edhe gjigantët Real Madrid dhe Manchester United.
Mirëpo, duke folur para gazetarëve, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller, ka thënë se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për tia veshur sërish Ballackut fanellën të cilën e barti gjatë sezoneve 1999-2002.
Do të bëjmë gjithçka për ta kthyer sërish Ballackun. Në jemi në kontakt të afërt metë dhe agjentin e tij, ka thënë Voller.