10 Janar 2025

Leverkusen refuzoi 50 milionë dollarë për Schurlen-Benderin

Bayern, 3 gusht - Për Bayern Leverkusenin rezultatet e skuadrës janë më të rëndësishme se milionat. Kjo është arsyeja përse drejtori sportiv, Rudi Völler refuzoi 50 milionë euro për të shituar Lars Benderin te Bayerni dhe Andre Schurlen te Chelsea.

“Ishte një shans për të mbushur arkat e klubit, por ne bëmë një llogari të thjeshtë nga e cila doli se klubi fiton më shumë nga mos shitja e tyre. Për sa kohë nuk kemi lojtarë që të mund t’i zëvendësojnë, është më mirë që ata të qëndrojnë këtu”, tha në intervistë për “Bild” drejtuesi 52-vjeçar i farmacistëve.

Chelsea ofroi pak ditë më parë 25 milionë euro për Schurlen, ndërsa të njëjtën gjë ishte gati ta bënte edhe Bayerni për Lars Benderin.

Völler pranoi se të dy lojtarët janë ndier të privilegjuar nga interesimi i dy gjigantëve të futbollit, por i kanë premtuar besnikëri klubit.

“Andre ka menduar gjatë për Chelsean dhe kjo është legjitime. Edhe Larsin e ka emocionuar shumë interesimi i Bayernit”, shtoi drejtori sportiv i Leverkusenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)