Leonardo: Ronaldinho përsëri është më i miri
Milano, 9 mars - Trajneri i Milanit, Leonardo, beson se Ronaldinho pas pauzës prej disa vitesh, përsëri është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Ish-lojtari më i mirë në botë po kalon një sezon të shkëlqyeshëm dhe ka krijuar 15 gola për bashkëlojtarët e tij.
Dy-tre vite Ronaldinho ishte jashtë forme, por tash ai është futbollisti më i rëndësishëm në Milan, dhe Dunga duhet ta ftojë atë në përfaqësuese, ka thënë Leonardo.
Ronaldino pati një tregim të shkëlqyeshëm. Ai ishte më i miri. Por pastaj kishte disa probleme. Nuk stërvitej sa duhej dhe për dy-tre vite ishte në hije. Tash ai sërish stërvitet. Punon me ngulm dhe është i përqendruar. Ai është lider, ka shtuar trajneri brazilian.
Pritet që Ronaldinho të jetë lider i ekipit edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve