Leonardo largohet nga PSG
Paris, 10 korrik - Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka vendosur ti jap fund aventurës te skuadra franceze.
Braziliani ka konfirmuar se pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, me 31 gusht do të largohet edhe zyrtarisht nga Kampioni i Francës.
Ai këtë vendin e ka marr pasi është dënuar me një vit mos kryerje të detyrës nga Federata e Futbollit e Francës, pasi kishte sulmuar fizikisht një gjyqtarë.
Ne na vjen keq për vendimin e tij, por duhet ta respektojnë. Ne falënderojmë atë jashtëzakonisht shumë për kontributin e tij të rëndësishëm në projektin për të ndërtuar një klub të fortë dhe i urojmë atij sukses në karrierën e tij, thuhet në njoftimin e PSG-së.
Leonardo ishte më meritori për transferimin në PSG të yjeve si; Ibrahimoviç, Silva, Pastore, Lavezzi, Verrattit e disa të tjerëve.