Leonardo konfrontohet me arbitrin
Paris, 6 maj - Paris Saint German (PSG) shtyu festën e titullit pas barazimit 1-1 në shtëpi me modestët e Valenciennes por duke lënë mënjanë pikën e marrë ajo çka shkaktoi polemika dhe tërbimin e drejtuesve parizien me në krye Leonardon ishte drejtimi i ndeshjes nga arbitri Alexandro Castro.
Ky i fundit ndëshkoi me të kuq Thiago Silvan në pjesën e parë çka ndryshoi ndeshjen dhe në fund të saj, Leonardo nuk ruajti dot qetësinë.
Raportohet se Drejtori Sportiv, Leonardo ka hyrë në tunelin e Parc des Princes dhe është kontrontuar me arbitrin duke e shtyrë madje tërbimi i tij ishte aq i madh sa presidenti Al-Khelaifi e ka mbajtur dhe qetësuar brazilianin.
Ish trajneri i Milanit dhe I Interit e ka quajtur të papranueshëm kartonin direkt të kuq për Thiago Silvan.