Lëndohet Rodrigo Palacio
Milano, 5 prill - Nuk pati kohë të festonte dygolëshin ndaj Sampdorias pasi vijnë lajmë të këqia për Rodrigo Palacio.
Sulmuesi argjentinas i Interit po vuan një problem muskular në këmbën e majtë që erdhi në aksionin e golit të dytë në fitoren e zikaltërve me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj Sampdorias.
Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë jashtë fushave, por mediat sportive italiane garantojnë se nuk do të jetë i disponueshëm për takimin kundër Atalantës, të dielën në mbrëmje.
Pritet që Palacio të qëndrojë dy javë pushim dhe stafi mjekësor i Interit shpreson që ta ketë gati për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Romës.
Pas dëmtimit të Diego Militos, dhe tashmë të Palacios, Andrea Stramaccioni do të ketë të gatshëm për sulmin vetëm dyshen Rocchi-Cassano.