26 Dhjetor 2024

Lëndohet Pato, mungon dy javë

Milano, 18 prill - Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato është lënduar në ndeshjen e djeshme të cilën klubi i tij e fitoi kundër Sampdoriës, por sulmuesi brazilian u lëndua në atë takim dhe do të mungoj dy javë.

Pato ka probleme me muskujt e tij ndërsa tani Goal.com Italy raporton se braziliani do të jetë jashtë fushave të lojës për së paku dy javë.

Kjo është një goditje e madhe për Milanin pasi edhe sulmuesi tjetër Zlatan Ibrahimovic është i suspenduar dhe nuk do të luaj edhe në dy ndeshje tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)