Lëndohet Messi, do të qëndrojë larg fushës së futbollit për tre javë
Barcelonë, 21 tetor - Lionel Messi, futbollisti i njohur i Barcelonës, një prej ekipeve të Ligës I të Futbollit në Spanjë (La Liga), për shkak të krisjes në krahun e djathtë, do të qëndrojë larg fushës së futbollit për tre javë.
Messi, pas golit në gjysmën e parë të ndeshjes me Sevillan në Camp Nou, gjatë përpjekjes për topin me Mudo Vazquez, u rrëzua duke sakatuar krahun dhe u dërgua në spital.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga ekipi i Barcelonës, gjatë ekzaminimit u vu re se Messi pati krisje në krahun e djathtë dhe theksohet se futbollisti argjentinas nuk do të mund të kuaj për tre javë.
Messi, që pritet të kthehet në fushë në mes të nëntorit, në këtë mënyrë do të humbë ndeshjen Barcelona-Real Madrid, që do të luhet në 28 tetor në Camp Nou.