Lëndohet Lionel Messi
Camp Nou, 6 dhjetor - Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka pësuar një lëndim të rëndë në sfidën e parëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Benficas në kuadër të Grupit G që u zhvillua në Camp Nou.
Vilanova e filloi ndeshjen pa Lionel Messin, pasi kualifikimin dhe vendin e parë katalanasit e kishin të siguruar.
Por, në minutën e 58-të Messi u inkuadrua në lojë në vend të Rafinhas, duke e gjallëruar lojën e Barcelonës në sulm.
Sidoqoftë, gjashtë minuta pa përfunduar takimi, pas një pasimi maestral të Gerard Piques, Messi ndali topin në tentim për të shënuar golin e fitores për Barcën, por portieri Artur ndali tentimin e tij për të tejkaluar dhe për të realizuar.
Ende nuk dihet se ku është lënduar Messi, por nga ajo që kemi parë mund të përundojmë se bëhet fjalë për një lëndim relativisht të rëndë, zgjatje të muskulit kur për herë të dytë e tentoi goditjen drejt portës.
Në këto raste lojtarët mungojnë dy deri në tri javë, ndërsa rasti që është dashur të jetë barazimi i rekordit të Gerd Muller prej 85 golash, u shndërrua në një lëndim që ka mundësi e lë Messin pa e thyer fare këtë rekord.
Pritet të shohim se cilat do të jenë rezultatet e skanimeve që do ti bëjë stafi mjekësor i Barcelonës gjatë ditës së nesërme dhe diagnostifikimin e sakt të dëmtimit.