Lehman i bashkohet Arsenalit
Londër, 18 mars - Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger sot ka konfirmuar se portieri Jens Lehman do të jetë pjesë e Gunners-ave deri në fund të këtij sezoni.
Arsenali ka probleme të shumta me portierët pasi gati të gjithë prej tyre janë të lënduar dhe kjo është arsyeja e vetme e rikthimit të Lehman te Gunners.
Lehman kishte mëse 200 paraqitje me Arsenalin me të cilin ka fituar edhe titullin e Premier League në sezonin 2003-2004 sezon ky që është i paharueshëm për Arsenalin pasi gjenerata e artë e tyre në tërë sezonin nuk ka pësuar asnjë humbje të vetme.
Lehman ka trajnuar me ne dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në fund të sezonit. Ai ende nuk është bashkuar zyrtarisht por ne kemi arritur një marrëveshje me të, tha Wenger.