Lazio kërkon zëvendësuesin e Lorik Canës
Napoli, 12 janar - Lëndimi i Lorik Canës e ka detyruar Lazion të mendojë për përforcime gjatë këtij muaji.
Mesfushori kosovar u lëndua në shpinë në ndeshje me Sienën, kështu që ai pritet të mungojë dy muaj.
Do të takohem me drejtorin Igli Tare. Cana do të jetë jashtë fushës dy muaj, kështu që na nevojitet një lojtar në këtë zonë të fushës.
Nuk e di se si do të intervenojmë dhe se kë do ta sjellim, por duhet të jetë një lojtar mesatar dhe ekonomik, deklaroi trajneri i Lazios, Edy Reja, pas ndeshjes së vlefshme për Kupën e Italisë kundër Veronës.