Lazio interesohet për Xhaken
Romë, 26 mars - Igli Tare po mendon për përforcimet që do ti bëjë gjatë verës. Ndër objektivat e drejtorit sportiv të Lazios është edhe futbollisti kosovar Granit Xhaka.
E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport shkruan se skuadra italiane po mendon seriozisht që ta bëjë të vetin futbollistin e Borussia Monchengladbachut.
Ish mesfushori i Baselit ka përfunduar pothuajse rregullisht në bankinë këtë edicion, prandaj largimi i tij është më se i mundur gjatë verës.
20 vjeçari e ka humbur vendin e titullarit edhe në përfaqësuesen e Zvicrës, prandaj ai është në kërkim të një ekipi ku mund të luajë në vazhdimësi.
Gladbachu e kishte blerë futbollistin prishtinas për 8,5 milionë euro nga gjiganti zviceran.