Lazio dhe Manchester United në garë për Xhakën
Lazio, 16 janar - Lazio nuk është dorëzuar përfundimisht për Granit Xhakës. Pas spekulimeve të muajve më parë për transferim të mundshëm të mesfushorit kosovar në ekipin italian, të martën janë rikthyer zërat.
20 vjeçari nuk po gjen hapësira në ekipin gjerman Borussia Monchengladbach dhe kjo mund ta shtyjë atë të largohet në drejtim të Italisë, ku e pret Lazio duar hapur, shkruan e përditshmja italiane Corriere dello Sport.
Biancocelesti janë në kërkim të një mesfushori kualiteti dhe përfaqësuesi gjerman shihet si lojtari ideal për ta mbuluar këtë hapësirë.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, presidenti Claudio Lotito e ka udhëzuar drejtorin sportiv Igli Tare që ta nis ofanzivën. Lazio synon ta marrë si huazim Xhakën, për ta blerë në fund të sezonit përfundimisht për 7,5 milionë euro.
Edhe Manchester United kërkon shërbimet e mesfuhorit shqiptaro-zviceran të Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka. Shqiptari nga Gjilani është duke u vëzhguar me kujdes të madh nga Manchester United ku një simpati të madhe për të po shfaq edhe trajneri Sir Alex Ferguson.
Menaxheri i "Djajve të Kuq" ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar edhe sezonin e shkuar por mesa duket tekniku skocez ka rikthyer interesimin për Xhakën.
Për mesfushorin shqiptar interesohet edhe skuadra e Lazios në Serie A