Lavezzi në janar te Inter
Milano, 24 tetor - Gazeta italiane "Il Corriere del Mezzogiorno", në numrin e saj të sotëm shkruan se si Inter është duke menduar të risjellë në Itali Ezequiel Lavezzin.
Argjentinasi që u transferua këtë verë nga Napoli për te Paris Saint Germain nuk e ka nisur mirë aventurën në Ligue I kjo edhe për shkak të dëmtimeve dhe zikaltrit, të cilët e kanë kërkaur prej kohësh mund të jenë një destinacion shumë i mirë.
Drejtues të klubit milanez po përpiqen të futen në bisedime me PSG-në pasi vetë lojtari po e shqyrton këtë mundësi.
Është e vështirë që ky operacion të mbyllet në merkaton e janarit por Massimo Moratti do ta provojë.