Largimi i Guardiolës, traumatik për Barcelonën
Barcelonë, 24 maj - Mbrojtësi Gerard Pique u shpreh se largimi i Pep Guardiolës nga stoli i Barcelonës do të jetë traumatik.
Kur ai ishte teknik, unë u bëra lojtar më i mirë. Kam një marrëdhënie të përkryer me të, ndaj ikja e tij do të jetë traumatike. Por ne do të ecim me Titon përpara. Është zëvendësimi i duhur për ne, tha mbrojtësi katalanas.
Ai foli më pas për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos më 25 maj, e cila luhet në Vincente Calderon të Madridit.
Ne nuk jemi favoritë. Kjo do të jetë e ngjashme me atë të vitit 2009. Bielsa është një trajner i madh. Do të jetë ndeshje e fortë. Më pas ai reagoi edhe ndaj deklaratës së Cristiano Ronaldos, që tha se Reali i mbylli ciklin e sukseseve Barcelonës.
Ne kemi bërë një sezon të madh. Kemi luftuar në momente vendimtare. Kemi edhe një mundësi, kupën. Janë ata që e kanë ndryshuar cikël, por do të fitojnë një tjetër titull vetëm nëse ne ua japim, përfundoi mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës.