Largimi i Balotellit mund të sjellë Falcaon
Londër, 13 nëntor - Në britani janë të bindur se në Janar Baloteli nuk do të jetë më pjesë eskuadres së qytetarve britanikë.
Sipas të përditshmes angleze Sun bëhet e ditur se me largimin e sulmuesit italian nga skuadra, vendin e tij me shumë gjasa do ta zërë një tjeter emer i madh i futbollit.
Bëhet fjalë për sulmuesin kolumbian të Atletiko Madritit i cili tashmë është kthyer në një nga lojtaret më të kërkuar nga të gjitha skuadrat e mëdha.
Loja e shkëlqyer dhe lehtësia me të cilën arrin të realizojë kolumbiani Falcao ka tërhequr vëmendjen e të gjitha skuadrave që kërkojnë me cdo kush ta kenë në skuadër.
Shitja e Balotelit do të sillte të ardhura për drejtuesit e skuadrës qytetare të cilat mund të shpenzoheshin pa u menduar dy herë për të sjellë në skuadër një nga sulmuesit më të mirë të momentit.
Në rast se Baloteli largohet atëhere vendin e tij do ta zërë Radamel Falcao.