Laporta planifikon të kthehet në krye të Barcelonës
Barcelonë, 18 qershor - Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se është duke menduar që të rikandidohet për postin e kreut të Blaugranëve.
Laporta ishte për shtatë vite president i katalunasve para se të tërhiqej në vitin 2010 kur postin e tij e zuri Sandro Rosell. Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po drejtohet klubi aktualisht, prandaj po mendon për tu rikthyer.
Jam i gatshëm që të bëhem sërish president i Barcelonës. Është një mendim që më ka lindur që nga fundi i sezonit, pasi analizova si ka rrjedhur gjithçka dhe pata një perceptim të qartë se bordi aktual është i fiksuar pas shkatërrimit të asaj që kemi bërë ne.
Kur më pyesin nëse do të kthehem, unë përgjigjem: Po, po mendoj për këtë, ka thënë ish-presidenti blaugran.
Me Laportan në krye, Barcelona ka fituar katër tituj të La Ligas, dy të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Mbretit dhe një Kupë të Botës për klube.