Lampard drejt largimit nga Chelsea

Londër, 26 shtator - E ardhmja afatgjate e Frank Lampardit tek Chelsea është në rrezik pasi ai u la jashtë formacionit në përballjen me Swansean këtë fundjavë.
Mesfushori 33-vjeçar nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren 4-1 të Bluve të Londrës në \"Stamford Bridge\".
Sipas shtypit britanik, kjo është lëvizja e parë që trajneri Andre Villas Boas po bën për të rinovuar skuadrën.
Lampard, i cili është njëkohësisht ai u largua i irrituar nga stoli përpara se ndeshja të përfundonte (tekniku preferoi të përdorte të riun MekEshran në vend të Meirelesit në minutën e 83-të).