Lajmi i rremë i vdekjes së Messi
Barcelonë, 28 maj - Profili i Fox Sports në Twitter lajmëroi vdekjen e Lionel Messi e disa minuta më pas e fshiu cicërimën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Duhet të njoftojmë lajmin e trishtë se Lionel Messi ndërroi jetë pas një ataku në zemër gjatë një seance stërvitore. RIP Messi.
Kjo ishte fraza që publikuan përgjegjësit e Fox Sports për yllin e katalanasve që këtë sezon ka shënuar plot 73 gola.