Lacio blenë Konkon, 1,3 milion euro në sezon
Genova, 1 korrik - Lojtari i deridjeshëm i Genovas, Abdulaj Konko prej tani është anëtarë i ri i klubit Lacio, me të cilët nënshkroi kontratë trevjeçare me një vlerë prej 1,3 milion euro për sezon.
Disa dite vetëm pas shitjes së Stefan Lihtshtajner, Lacio ka gjetur zëvendësuesin në pjesën e djathtë të mesfushës.
Transferi i Konkos ka pasur një vlerë prej 5 milion euro. Lojtari me ngjyrë me shtetësi franceze sot duhet të kryejë kontrollet mjekësore pranë mjekëve të klubit në Romë, dhe më pas do të firmos kontratën.
Ai ka 27 vjeç, ndërsa me Genovën ka pasur mbi 50 paraqitje, ndërsa kohë më parë ka qenë pjesë e Juventusit, Krotone, Siena dhe Sevilla.