Labinot Kabashi edhe zyrtarisht i Barcelonës
Barcelonë, 26 tetor - Klubi i Barcelonës nga sot ka një futbollist shqiptar në përbërje.
Labinot Kabashi ka marrë lejen e FIFA-s që e lejon transferimin e tij te akademia blaugrana.
Talenti 13-vjeçar, i cili iu bashkua ekipeve zinxhir në verën e 2011-ës, do të bëhet pjesë e skuadrës U-15.
Mesfushori, i cili vlerësohet nga specialistët si një ndër talentet më premtues, ka lindur në Finlandë në një familje nga Polaci i Skënderajt e cila më pas u transferua në Spanjë.
Më futboll merret edhe vëllai i tij më i madh, Leonardi, ndërsa karrierë në futboll janë duke bërë edhe tre djem të tjerë të familjes Kabashi, vëllezërit Elbasan, Astrit dhe Armend. Elbasani luan në Estoni, ndërsa Astriti e Armendi në Finlandë.