09 Janar 2025

La Liga, Barcelona vazhdon me fitoren e radhës

Barlcelonë, 4 shkurt - Në ndeshjen e parë të sezonit pa Lionel Messin në kampionat, Barcelona fiton me vuajtje e duke derdhur shumë djersë në fushë.

Në “Camp Nou”, djemtë e Guardiolës fitojnë 3-1 ndaj Sporting Gijon me suksesin që vjen 10 minutat e fundit të takimit, kjo jo sepse nuk luajnë mirë por sepse ekipi blaugrana luan 1 pjesë loje me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Gerard Pique.

Në minutën e 46 kur rezultati ishte 1-0 në favor të Barçës, me golin e shënuar nga Iniesta, arbitri Velasco Carballo nxjerr jashtë mbrojtësin spanjoll i cili ndërpreu një aksion goli, duke e ndëshkuar me të kuq për faull ndaj lojtarit të Gijonit i cili ishte fare pranë zonës së Valdez. 3 minuta pas largimit të Pique, Gijon gjeti golin e barazimit me Barral por pas kësaj djemtë e Clementes kthehen në mbrojtje duke lënë Barçën të sulmojë.

Goli i çlirimit ose më mirë super goli i avantazhit realizohet nga Keita në 79’ me një gjuajtje klasi me të majtën nga jashtë zone. 2-1 dhe Barça luan lirshëm e 3 minuta para fundit Xavi Hernandez çon në 3-1 rezultatin e ndeshjes.

3 gola nga 3 mesfushorë të ndryshëm tregon që sulmi te Barça është vetëm nën shenjën e Leo Messit i cili është golashënuesi por edhe ylli i skuadrës. Triumfi në “Camp Nou” e çon në +7 përkohësisht diferencën me Real Madridin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)