23 Dhjetor 2024

La Liga akuzon Ligën Premier për lojtarë të huaj

Londër, 10 korrik - Presidenti i La Ligas, Jose Luis Astiazaran, ka deklaruar për The Guardian se Liga Premier është e mbipopulluar nga lojtarë të huaj, duke thënë se kjo po reflektohet në paraqitjet e Anglisë në kampionatet Botërore dhe Evropiane.

“Në La Liga, kemi 77.1 për qind lojtarë spanjollë, 16.7 për qind futbollistë evropianë dhe 6.7 për qind futbollistë joevropianë. Strategjia jonë është të punojmë shumë me talentët tanë vendorë dhe të tentojmë të krijojmë një përzierje të tyre me lojtarët më me përvojë”.

“Pse nuk është numër i madh i lojtarëve të huaj në La Liga? Sepse ne investojmë më shumë në lojtarë të rinj spanjollë se sa në lojtarë të rinj të huaj. Anglia shpeshherë ka marrë lojtarë nga vende të tjera në moshën 14 dhe 16 vjeçare. Këta lojtarë nuk janë anglezë. Kjo është një nga dallimet më të rëndësishme mes Anglisë dhe Spanjës. Ne investojmë në lojtarët tanë të rinj spanjollë”.

“Te Arsenali, Liverpooli dhe Manchester Unitedi ka shumë lojtarë spanjollë, francezë dhe italianë, ndoshta kjo është arsyeja se pse Anglia nuk po krijon për momentin lojtarë të rinj anglezë”, deklaroi Astiazaran.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)