Kuyt zyrtarisht tek Fenerbahce
Stamboll, 4 qershor - Nënkampioni turk, Fenerbahce ka nënshkuar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e kombëtares holandeze Dirk Kuyt.
Tanimë edhe zyrtarisht ish-anëtari i Liverpoolit, i është bashkuar skuadrës turke,dhe do të jetë i lidhur me gjigantët nga Stambolli deri në vitin 2015.
Fenerbahce për sulmuesin flokëverdhë do ti derdhë në arkën e skuadrës angleze një milion euro, për shërbimet e 32 vjeçarit nga Holanda.