Kuqezinjtë kthehen sot në Tiranë, pritje madhështore në Tiranë
Tiranë, 23 qershor - Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli dje përvojën e saj mbresëlënëse në Euro 2016.
Lajmin për kthimin e kombëtares shqiptare sot në orën 17:00 e dha vetë Kryeministri Edi Rama.
Plani i pritjes:
Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.
Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Rinasi deri në sheshin Nënë Tereza.
Do të jepen çmime dhe vlerësime për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë.
Pritja do të bëhet në Tirana Fan Zone.